Dade ironizon Majkon për intervistën: Të gjithë të respektojnë statutin për zgjedhjet

0
181

arta-dade-duke-folur-ne-parlamentKërkesa e Ben Blushit për mbajtjen e zgjedhjeve në PS dhe deklarata e një ditë më parë e ish-kryeminstrit Pandeli Majko se vërejtjet e tij ishin të drejta, por se mbështeste Edi Ramën, nuk janë lënë jashtë vëmendjes së deputetëve të Komisionit të Jashtëm.Kryetarja e Komisionit Arta Dade tha se Majko u bë kryeminsitër pikërisht në zbatim të statutit dhe se ajo ndante mendimin se statuti duhet respektuar në çdo rast. Ndërsa deputeti PD, Eduart Selami, ironizoi qëndrimin e mbajtur nga Pandeli Majko.

Intervista e deputetit, Pandeli Majko, theu ndarjen politike edhe në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, pasi demokratët u përfshinë në komente për atë që po ndodh në Partinë Socialiste për garën e kryetarit.

Shkëndijen e diskutimeve e ndezi Kastriot Islami, opozitari që ka qenë pjesë e PS, kur sugjeroi që në pushimin e mbledhjes të flitej për statutin e PS, duke thirrur në vëmendje deklaratën e Majkos sipas të cilës Blushi kishte të drejtë që statuti është shkelur në kapitullin më të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve, por se ai mbështeste kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Dhe Arta Dada u kujtoi kolegëve se duke respektuar statutin, Majko u bë Kryeministër në shkurt të vitit 2001 dhe po në respekt të Kushtetutës së partisë dha dorëheqjen në korrik të këtij viti kur socialistët vendosën të bashkojnë postin e Kryetarit me atë të Kryeministrit dhe Fatos Nano automatikisht me këtë ndryshim u bë Kryeministër.

Dade: Po u them një të vërtetë, Pandi është bërë Kryeministër në ’98 për shkak të zbatimit të statutit. Meqenëse kryetari i partisë dhe ish-kryeministri dha dorëheqjen, në bazë të statutit i vjen radha numrit dy të partisë që të bëhet Kryeministër dhe kështu që u bë Pandi. Në zbatim të statutit, po.

Deputeti demokrat, Eduart Selami, kishte lexuar deklaratat e Majkos në shtypin e ditës dhe ironizoi:

Selami: Blushi ka të drejtë, por unë jam me Ramën…

Dade: Ai tha e mbështes Blushin për statutin, por unë jam me Ramën.

Selami: Po ai ka të drejtë, si mund të ketë të drejtë?

Dade: Të gjithë duhet të jenë me statutin dhe zbatimin e ligjit për mendimin tim.

I gjithë diskutimi u bë në prani të atij që e ka çelur debatin për respektimin e statutit për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e Partisë Socialiste, Ben Blushit, që nga aktor zgjodhi të qëndronte spektator dhe të shoqëronte me buzëqeshje fjalët e kolegëve.

Batutat zgjuan interesin e gazetarëve, por zonja. Dade kishte një mesazh edhe për ta.

Dade: Këta mua më duan kur fillojmë flasim.., se në fakt mua si Kryetare të Komisionit nuk më nxjerrin asnjëherë, as kur hap mbledhjen. Tani këto janë shumë interesante (merr në dorë mikrofonin)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency