Standard.al

Berat/ Osumi burim infeksionesh, Banorët: Kemi frikë mos sëmuremi

osumiNdotja e Lumit Osum në Berat ka irrituar banorët e zonës, të cilët kërkojnë të gjenden përgjegjësit. Sipas banorëve ujërat e Osumit janë kthyer në burim infeksioni.
Lumi Osum në Berat këtë fillim jave është ndotur sërish me mbetje në formë shkume, që dyshohet se vijnë nga aktiviteti i fabrikave të lëkurës operuese në zonë.

Qytetarët thonë se ndotja është shoqëruar dhe me aromë kutërbuese, duke e shndërruar lumin në vendgrumbullim mbeturinash.

Banor: “Shikojeni vetë njëherë si është, me mbeturina. Seç janë disa punishte të lëkurës atje dhe shkarkohen aty. Vetëm shkumë dhe aromë më të poshtër nuk ka. Edhe në shtëpi e kuptojnë nga aroma që kemi kaluar afër lumit.Gjallesa nuk ka më njëherë.”

Banor: “ Jo shumë normale me këto papastërti e me këto mbeturinat që hidhen brenda.”

Banore: “Është shumë shqetësuese përderisa Berati ka shumë turistë dhe bën pjesë në UNESKO kjo gjë nuk duhet të ndodhte.”

E kontaktuar, Zyra Rajonale e Mjedisit në Berat shpjegon se këta operatorë janë gjobitur më herët për ndotjen e Osumit, ndërsa aktualisht do merren mostra për të parë origjinën e ndotjes së ujërave.

 

Comments are closed.