Basha: Reforma në Drejtësi, koha për dialog politik dhe konsensus

0

basha me kukanLideri i opozitës në takimin me eurodeputetët Fleckenstein dhe  Kukan, ngriti tre shqetësimet kryesore të opozitës: Reformën në drejtësi, dekriminalizimin dhe zgjedhjet

Loading...

 

Lideri i partisë Demokratike Lulzim Basha, në takimin e tij ditën e djeshme me eurodeputetët, ngriti shqetësimet kryesore të opozitës, ku përveç reformës në drejtësi, dhe atë të dekriminalizimit, ngriti dhe atë të zgjedhjeve. Kryeopozitari Basha ka bërë me dije përmes një deklarate në rrjetet sociale, se diskutimi midis Fleckenstein dhe  Kukan, rezultoi i frytshëm, pasi në thelb u trajtuan problematikat që vazhdojnë të zvarriten ende nga mazhoranca. “Në takimin me eurodeputetët, dhe me situatën politike në Shqipëri unë pata rastin ti brifoj për 3 çështje kryesore: për reformën në drejtësi, për dekriminalizimin dhe zgjedhjet. Për reformën në drejtësi përsërita vullnetin e opozitës për një bashkëpunim të hapur dhe pa kushte me maxhorancën në frymën e konsensusit politik, për të prodhuar një reformë në drejtësi e cila lufton korrupsionin por pamundëson kapjen politik” – tha kryetari i PD-së, i cili gjithashtu deklaroi se në këtë kontekst u theksua rëndësia që merr dialogu politik. “Risolla në vëmendje faktin që në një vit e gjysëm nën alibira të ndryshme kryeministri nuk i është përgjigjur asnjëherë ftesës së opozitës për një dialog të vërtetë politik dhe një punë gjithëpërfshirëse konsensuale e cila do të ishte në gjendje, nëse do të bëhej, të riparonte mungesën e besimit dhe ti jepte shqiptarëve të paktën në këtë fushë një reformë në drejtësi për të cilën palët janë rakorduar dhe e kanë cilësuar një prioritet për Shqipërinë” – deklaroi Basha. Ndërkohë, sipas Bashës, problemi numër dy konsistontë tek çështja e dekriminalizimit, ku lideri i opozitës shprehu se Fleckenstein dhe Kukan janë padyshim persona që kanë dhënë kontributin e tyre të mirënjohur. “Së dyti i brifova për çështjen e dekriminalizimit ku z.Fleckenstein dhe z Kukan janë padyshim persona që kanë dhënë kontributin e tyre të mirënjohur për marrëveshjen e 24 Dhjetorit 2014, për miratimin me një vit vonesë të ligjit për dekriminalizimin, për proçesin e përgatitjes së akteve nënligjore nga parlamenti dhe ndihma që po marrim në këtë drejtim. Theksova faktin se pavarësisht prej kësaj, shpirti i ligjit për dekriminalizimin po sfidohet akoma pa nisur punë” – tha kreu i demokratëve, i cili përmendi dhe  rastin e Arben Ndokës, që sipas tij, u bë emblema e kauzës së dekriminalizimit, por nga ana tjetër i shpëtoi një vendimi të drejtë të gjyqësorit për shkak të presionit politik në Gjykatën e Lartë dhe sot është figura kryesore e Partisë Socialiste në Lezhë. Basha tha se për interesat politike të Ramës, ai tashmë kërcënon me jetë një deputet brenda radhëve të Partisë Socialiste, dhe se kryeministri i vendit, vazhdon ti përdorë këta individë dhe po i armatos me pushtet politik, financiar, me leje të paligjshme ndërtimi. Në fokus të çështjes së dekriminalizimit dhe shfrytëzimit, Basha, solli në vëmendje edhe lejën që po shfrytëzohet në hyrje të qytetit të Lezhës ku po rrafshohet një kodër e tërë në hyrje të Kodër-Marlekaj për të ndërtuar një pallat 12 katësh. “Pra lidhja krim, para, pushtet vazhdon të mbetet shumë e fuqishme tek Edi Rama dhe ky është një problem që kërkon ndjekje të vazhdueshme sepse nuk është vetëm ligji që duhet implementuar por duhet edhe vullneti politik.Pa këtë vullnet politik as që mund të bëhet fjalë për zgjedhe të lira dhe të ndershme, pa hyrë në aspekte të tjera siç janë financimi i partive, të shit-blerjes së votës, të intimidimit të votuesve, përdorimit të administratës, keqpërdorimit të Policisë së Shtetit etj” – theksoi lideri i opozitës. Ndërkaq, Basha gjatë deklaratës së tij, tha se gjatë takimit me Fleckenstein dhe Kukan, ndava pikëpamjet me dy bashkëbiseduesit se këto janë dhe mbeten problem kryesor i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sipas qëndrimit të liderit të Partisë Demokratike, Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa zgjidhur problemin e rikthyer fuqishëm nga Edi Rama dhe Ilir Meta në zgjedhjet e 2015 të cilat vetë z Fleckenstein, ne median tuaj, i cilësoi si zgjedhje të dështuara sepse me të vërtetë të tilla ishin. Po ashtu, pyetjes së gazetarëve se çfarë qëndrimi mbajtën eurodeputetët, dhe a e përkrahën ata dialogun politik midis palëve, Basha ju përgjigj: Ne e kërkojmë dialogun politik. Dikush tjetër duhet të shtyhet në dialog politik. Jo Lulzim Basha. Por qëndrimi i tyre ishte jashtëzakonisht pozitiv dhe mbështetës. Sigurisht unë nuk jam këtu të bëj zëdhënësin e tyre. Shpresoj që do të keni një rast për të marrë prononcimin e tyre. Por mund tju them që unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi shumë të inkurajuar nga mesazhet që morëm gjatë këtij takimi” – e mbylli kështu deklatën e tij, kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili shprehet optimist për mbështetjen që eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan, i kanë dhënë gjatë takimit të djeshëm.

Loading...