Arrestohet banda shqiptare, kishin terrorrizuar Napolin

0
201

bandaAnëtarët e një tjetër bandë shqiptare e specializuar në grabitje të dhunshme në vila e banesa në rrethinat e provincës së Napolit janë arrestuar nga Policia italiane.
Në pranga janë vënë shqiptarët Xhevdet Jakimi, Ardit Jakimi e Lefter Xheleka, ndërsa 5 anëtarët e tjetër të bandës janë arrestuar gjatë muajit dhjetor të 2015.
Banda e shqiptrëve kishte bazën në komunën e Kaivaos ku mbante fshehur makina e vjedhura e të modifikuara, armët si dhe materialet e grabitura.
Sipas policisë italiane, anëtarët e kësaj bande shquheshin për akte mjaft të dhunshme ushtruar ndaj viktimat deri në shkulje dhëmbësh apo kërcënim vdekje me qëllim zbulimin e kodeve të kasafortave apo të parave e objekteve të çmuara.
Sipas dëshmive më i rrezikshmi e më i dhunshmi prej tyre identifikohej Enver Jakimi.
Banda ka kryer grabitje të shumta në rajonin e Bazilikatës e Kampanias duke vepruar gjithmonë gjatë natës, të veshur me tuta të zeza, me fytyra të mbuluara, e të armatosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency