Ambasador i Shqipërisë në Turqi emërohet Genti Gazheli

0
180

kazheliIsh-Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli është dekretuar nga Presidenti Nishani si ambasador të Shqipërisë në Turqi.
Në faqen zyrtare të Presidncës thuhet se Genti Gazhelit, dekretohet ambasador në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirgistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident
Po ashtu Presidenti Nishani dekretoi emërimin e zotit Saimir Bala, ambasador në Shtetin e Kuvajtit, resident.
Ndërsa Anila Bitri do të zëvendësojë Neritan Cekën si Ambasadore në Republikën e Italisë. Po ashtu Bitri do të jete ambasadore në Republikën e Maltës, në Republikën e San Marinos dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Ushqimit “FAO”, jorezidente

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency