Vlorë/ Arrestohet 44-vjeçari, dhunoi pedagogun e Universitetit “I. Qemali”

0

vlorePolicia e Vlorës ka ndaluar një 44-vjeçar pasi ka qëlluar me grushta një Pedagog të Universitetit “Ismail Qemali. Ngjarja ka ndodhur më 26 janar të këtij viti, dhe që prej asaj dite 44 vjecari Kujtim Cakrani ka qenë i shpallur në kërki.

Loading...

“Ndalimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë së Vlorës, për arsye se më datë 26.01.2015, rreth orës 10:30, në lagjen “Isa Boletini” në rrugën përballë Prefekturës, ky shtetas ka goditur me grushta për shkak të detyrës, shtetasin: E.H. 37 vjeç, me profesion: Pedagog në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Kujtim Cakrani u shpall në kërkim në të njëjtën ditë kur ndodhi ngjarja (26.01.2016) dhe ditën e sotme Shërbimet bënë të mundur ndalimin e tij me iniciativë”, sqaron policia e Vlorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

 

Loading...