Vajza, dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait 79-vjeçar, kërkon pronat

0
186

 

babaiNjë rast i paprecedent ka ndodhur në Librazhd. Vajza 49-vjeçare ka rrahur babanë e moshuar 79 vjeç për motive pronësie. Xh.Veseli me banim në këtë qytet ka ushtruar presion psikologjik dhe dhunë fizike në mënyrë sistematike ndaj babait të saj me inicialet Sh. B. Rasti i fundit ishte gjatë mbrëmjes së kaluar, kur pas konfliktit të radhës, 49-vjeçarja ka rrahur me grushte dhe sende të forta të atin. I ndodhur i kërcënuar për jetën i moshuari ka kërkuar ndihmën e policisë. Ai është paraqitur në komisariatin e Librazhdit ku ka plotësuar një kallëzim penal për vajzën e tij. Menjëherë pas kallëzimit policia ka lëshuar një urdhër mbrojtje për të moshuarin. Dhuna e vajzës ndaj të atit kryhej për motive pronësie për apartamentin ku banojnë. 49-vjeçarja banon në të njëjtën apartament me babanë dhe njërin prej vëllezërve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency