“The Revenant” drejt OSCAR, Alehandro: Trofeun do ja dedikoj babait

0

renevant-588x400I kandiduar për çmimin Oskar, në listën e regjisorëve më të mirë, meksikani Alehandro Inarritu i filmit “The Revenant” merr trofeun që konsiderohet “porta e hapur” drejt statujës së artë.

Shoqata e Regjisorëve në Shtetet e Bashkuara, (DGA), me shumë ndikim në botën e kinematografisë i dha atij çmimin e madh, në ceremoninë qe u organizua në Los Anxheles.

Inarritu ishte fitues i këtij çmimi në 2015 me Birdman dhe më pas fitoi edhe Oskar-in. I prekur, kur mori trofeun ia dedikoi të atit, të cilin e kishte humbur dy vjet më parë: “Më duket se po lodhet atje lart që të ndodhin këto gjëra”.

Më pas shtoi: “Ky përqafim që po më jepni sot, i shkon të gjithë komunitetit latino-amerikan në këtë vend”.

Inarritu ka fituar Golden Globe, si regjisori me i mirë për filmin “The Revenant”,  me protagonist Leonardo Di Caprion, që ka 12 kandidime per çmimin Oskar, në kategori të ndryshme, përfshirë regjinë dhe aktorin më të mirë.

Por pavarësisht kryesimit të “The Revenant”, DGA e pati të vështirë të zgjidhte filmin më të mirë. Shoqata e Producentëve Amerikane ia dha çmimin komedisë “The Big Short”.