Tetë vjet zvarritje Një dykatëshe shkak për bllokimin e qarkullimit në Lezhë

0

 

shtepiNjë  ndërtesë dykatëshe prej disa vitesh është  bërë shkak që në Lezhë qarkullimi të bëhet në kaos. Pronarët kanë dokumenta për pronën e tyre por bashkia nuk i jep dot zgjidhje situatës.  Duhej të ishte zgjidhur prej 8 vitesh, por në Lezhë ky 2 katësh vazhdon të jetë  pengesa e vetme që rruga  të përfundojë.  Për këtë shkak automjetet devijojnë levizjen nga dy korsi në një të vetme. Në  të  shumtën e rasteve pasohet me trafik. Segmenti është dalja kryesore e bllokut më të ri të banimit në Lezhë ku bëjnë pjesë pallatet shumë  katëshe. Për zyrën e urbanistikës në bashkinë e Lezhës problemi është i mbartur prej 8 vitesh dhe është i pashpjegueshëm mos gjetja e një  zgjidhje. Drejtori Sokol Toma thotë  se pavarësisht se pronarët kanë dokumentacion të rregullt, Bashkia e Lezhës po gjen zgjidhje optimale në mënyrë që ti hapet rrugë përfundimit investimit. Prishja  e objekti i cili qëndron në mes të rrugës do të krijonte më  tepër lirshmëri për lëvizjen e mjeteve në Lezhë. Ashtu edhe nuk do të shkaktohej trafik.