Rritja e çmimit të biletave, nuk pranohet aboneja e përgjithshme nga linjat e urbanëve

0
307

urbanQytatarët duhet të paguajnë më shumë. Ndërkohë që qeveria kishte premtuar se me rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve do të njihej aboneja e përgjithshme për të gjitha linjat. Linja urbane e autobusave  të Kamzës, Yzberishtit, Sauku i vjetër, Linza janë këto linja që nuk e pranojnë abonenë e përgjthshme.

Sejrie Baleta

Rritja e çmimit të biletave ka qënë dhe është një nga temat më të nxehta kohët  e fundit për kryeqytetasit. Pakënaqësi, protesta dhe kundërshtime për rritjen e çmimit të bilatave për transportin urban ngë qytetaeët  bënë zhurmë por nuk zgjidhën asgjë. Ajo që është për të ardhur keq është se Shoqatat  e Transportit po abuzojnë në kurriz të qytatarëve dhe ajo që i ndihmon në këtë abuzim është dhe Bashkia. Të gjendur para faktit të  rritjes së çmimit dhe kushteve ekonomike të mjerueshme me një mirëqënia sociale në nivelet më të ulëta qytatarët dhe sidomos shtresa e mesma dhe ajo e varfër për nga të ardhurat u duhet të paguajnë më shtrejt për shërbimin e urbanëve.

Nuk pranohet aboneja e përgjithshme

Kjo situatë e krijuar ka të bëjë se megjithëse çmimi i biletave është rritur disa linja të autobusëve nuk e pranojnë abonenën  e përgjithshme. Qytatarët duhet të paguajnë më shumë. Ndërkohë që qeveria kishte premtuar se me rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve do të njihej aboneja e përgjithshme për të gjitha linjat. Linja urbane e autobusave  të Kamzës, Yzberishtit, Sauku i vjetër, Linza janë këto linja që nuk e pranojnë abonenë e përgjthshme. Nga ana tjetër policia e shtetit dhe ajo bashkiake sipas rregulave të reja duhet të paguajnë biletën dhe gjithashtu duhet të pajisen me abone.  Është ky shërbimi që u vjen në ndihmë qytatarëve.  Me një akt të turpshëm dhe korruptiv  nga ana e organeve kopetente  që vendosën të rrisin çmimin e biletës për qytetarët e Tiranës. Janë qindarkat e fundit të qytatarëve që do të pasurojnë këta  institucione. 5.5 milionë dollarë më shumë në vit do t’i kushtojë qytetarëve të Tiranës rritja e çmimit të biletës në 33% nga 300 ne 400 lekë të vjetra.  Qytatarët e mbajnë mend kurë  Veliaj doli dhe premtoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës madje ai do të drejtonte vetë dhe autobuzin dhe shërbimi nuk do të ndërpritej. Por ja ky premtim ishte thjeshtë si mijëra premtime të tjera të bëra nga Veliaj. Ai vendosi të ngrejë çmimin e biletës për qytetarë. Ju genjeu  pa pikë turpi. Ju mori me një dorë 5.5 milionë dollarë në vit nga xhepat tuaj dhe nga buxheti i familjeve tuaja.

Uniformat blu

Qeveria me ndryshimet e fundit ka bërë të ditur se policia e shtetit dhe ajo bashkiake do të pakguajnë biletën. Nga ana tjetër duhet të pajisen me abone. Më parë këta uniforma nuk paguanin për shërbimin urban në qytet. Është kjo zgjidhja që ofron Bashkia bashkë më shoqatat e transportit. Janë qytatarët e thjeshtë që do tu merren qindarkat e fundit pasi klasa e pasur e shoqërisë nuk kanë nevojë të lëvizin me urbanet e qytatit. Nuk e durojnë zhurmën, rrëmujën, humbjen e kohës nëpër stacione, apo dhe të bërtiturat e faturinove dhe shoferëve që autobusëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency