Përdhoset amaneti i Ibrahim Kodrës në 10 vjetorin e vdekjes

0

ibrahim kodraEshtrat e mjeshtrit Kodra nuk do të gjejnë paqe. Ministria e Kulturës urdhëron zhvarrosjen, plotëson vullnetin e Behgjet Pacollit. Banorët e Ishmit e të afërmit: Nuk do lejojmë ti vjedhin eshtrat ashtu siç i vodhën pikturat.

 

Eshtrat e mjeshtrit Ibrahim Kodra, nuk po gjejnë qetësi. Në këtë 10 vjetor të ndjarjes së tij nga jeta, piktori i madh do të zhvarroset nga balta që e rriti dhe e treti për tu vendosur në memorialin tek Kodrat e Liqenit në kryeqytet. Urdhri i Ministrisë së Kulturës thotë se në 12 shkurt piktori Kodra do të prehet në Tiranë. Gjithçka nisi sipas ministrisë, pas një kërkese të Fondacionit “Ibrahim Kodra” që ndodhet në Milano. Sipas sqarimit që kërkon të bëjë ministria, drejtuesit e fondacionit, Behgjet Pacolli dhe Fatos Faslliu po duket se këkojnë të “plotësohet vullneti i fundit” i piktorit. Por në fakt çfarë po ndodh me amanetin e lënë në 2006 nga piktori Ibrahim Kodra.

 

Një tjetër version po thonë të afërmit e familjes Kodra dhe banorët e Ishmit, të cilët protestuan disa ditë për të mos e zhvarrosur të ndjerin Kodra nga Kalaja e Ishmit. Ata njëzëri denoncojnë se amaneti po ndryshohet sipas interesave të fondacionit dhe betohen se nuk do të lejojnë që ata që i vodhën veprat ti vjedhin edhe eshtrat për përfitimet e tyre. Pikërisht ata që po kërkojnë sot ta nxjerrin prej varri, deklaruan në atë kohë, kur trupin e piktorit e sollën nga Milano, se po përmbushet një amanet i tij. Asaj kohe sipas tyre amaneti ishte: “Më varrosni në Ishëm, në një vend ku unë mund të shoh Kalanë, detin dhe Krujën”. Por sot të njëtët, ata që mbajnë në dorë fondacionin, u kujtuan se amaneti qenkësh një tjetër: Ibrahim Kodra që të prehej në Tiranë, në një vendndodhje ku të vizitohej nga bashkëatdhetarë të shumtë të tij. Por plotësimine vullnetit të Behgjet Pacollit, duket se mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, e cila për të bërë më të besueshëm thotë se ky “vullnet” i artistit Kodra nuk u plotësua për pasojë të një moskoordinimi institucional.

 

I papranueshëm është ky urdhër edhe për miqtë, dëshmitarë në ndarjen nga jeta të artistit si dhe studiues të veprës së tij. Sipas tyre, vullenti i piktorit të madh ishte të prehej në vendlindje. Urdhri thotë se në Ishëm do të vendoset një pllakatë përkujtimore ku do të shkruhet: “Ishmi është krenar për birin e vet, piktorin e madh, Nderin e Kombit Ibrahim Kodra (1918-2006)m që tani prehet sipas vullnetit të tij të mbramë në Tiranë, pranë figurave të shquara të kuturës kombëtare.”.

 

Somario 1

Asaj kohe (2006) sipas tyre amaneti ishte: “Më varrosni në Ishëm, në një vend ku unë mund të shoh kalanë, detin dhe Krujën”.

 

Osman Stafa (politikan)

Zhvarrimi i Kodrës, skenar i piktorit të keq, Rama për interesa mafioze

Si hajdutet siç dinë të veprojnë “rilindasin”, disa persona të autorizuar gojarisht nga z.DAKO tentojnë të zhvendosin eshtrat e kolosit të pikturës shqiptare Z. Ibrahim Kodra. Mos është skenar i Ramës si piktor i keq të na kujtojë që nuk është i keq vetëm si kryeministër, por dhe si piktor, apo interesa ndërtimi për klanet mafioze. Vlerësim dhe mbështetje banorëve të Ishmit qëe me kurajo po mbrojne kolosin e tyre dhe të gjithë shqiptarëve. Kush guxon sot të luaj me këtë zjarr nesër do të jeteë i djegur vetë. Sot po përballen vlerat dhe antivlerat…..qytetaria do të fitojë mbi hijenat që dinë të varrosin dhe të çvarrosin. Ju sot po përgatisni VARRIN TUAJ.

Eleni Laperi (studiuese)

Mirela kumbaro në nivelin e injorances së fondacionit

Zonja Mirela Kumbaro, ministria juaj nuk duhet të bjerë në nivelin e injorancës së përfaqësuesve tëFondacionit “Ibrahim Kodra”, se sipas asaj logjike i pari Ismail Qemali duhet ta ketë varrin pas Kryeministrisë. Ato të holla që doni të harxhoni për një varr monumental te Kodrat e Liqenit për Ibrahim Kodrën, përdorini për publikime e suvenire, që të tërheqin vizitorë në fshatin e tij të lindjes, ku e ka vendin edhe varri. Ashtu do përparojë, do bëjë emër e do pasurohet edhe fshati i tij.

 

Agim Pipa  (gazetar –dëshmitar në varrim)

U bene 10 vjet qe gjeniu i penelit shqiptar, postkubisti i fundit Ibrahim Kodra. Unë, si gazetar dhe dëshmitar në ditën e varrimit, kujtoj që vec miqve të tij të shumtë nga Milano, në një intervistë të dhënë për mediat shqiptare gjatë homazheve, miku i tij i ngushtë, biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, u shpreh: “Me sjelljen e vllaut tim Ibrahimit këtu në Ishëm, ne po plotësojmë amanetitn e tij, për ta varros në vendlindje.” Sipas banorëve të vjetër ishmake, por edhe të familjarëve, që jetojnë ende në Ishëm, fjalet dhe amaneti i Kodrës ishte: “Më varrosni në Ishëm, në një vend ku unë mund të shoh Kalanë, detin dhe Krujën”.  Ai vend është aty ku ai prehet qysh prej vitit 2006, ballpërballë me kalanë dhe me detin dhe në të majtë të tij, ai sheh Krujën e Skendërbeut.