OKB jep alarmin mbi gjendjen në Siri: Assad po shfaros të burgosurit

0
175

siriQeveria e Bashar al-Assad po shfaros të burgosurit. Në këtë përfundim ka mbërritur raporti më i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi gjendjen në Siri.
Raporti i hartuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut akuzon drejtpërdrejtë presidentin sirian dhe zinxhirin komandues të administratës së tij për krime kundër njerëzimit.

Por raporti nënvizon se si forcat e regjimit ashtu edhe ato opozitare mund të jenë subjekt krimesh lufte.

“Shumë të burgosur janë torturuar, disa të rrahur deri në vdekje, të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e mungesës së ushqimit, ujit të pijshëm dhe përkujdesjes mjekësore”, thotë raporti.

Këto gjetje kanë dalë pas marrjes së dëshmive të qindra dëshmitarëve që përmbledh të gjithë periudhën e konfliktit, që prej nisjes së protestave anti-qeveritare, në mars të 2011-s.

Hetuesit e OKB-së besojnë se qindra-mijëra vetë kanë gjetur vdekjen në 5 vite konflikt, ndërsa situatën e përshkruajnë si “emergjencë për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut”.

“Të mbijetuarit na kanë ofruar një panoramë tmerrësisht dramatike sa i takon shkeljeve të të drejtave të njeriut”, thuhet në raporti.

Lufta civile në Siri u ka marrë jetën të paktën 250 mijë personave dhe ka zhvendosur rreth 18 milionë të tjerë, 4.6 milionë jashtë vendit dhe 13.5 milionë brenda tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency