Ndocaj letër Ruçit: Më kërcënuan me jetë socialistët drejtues të Lezhës, merr masa

0
207

12687770_1525472921080258_1610051117644133007_nDeputeti i PS-së për qarkun e Lezhës Eduart Ndocaj përmes nje letre drejtuar kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi kërkon marrjen e masave nga ky i fundit për kërcënimin me jetë. “Sot, situata politike e PS në Lezhë është shumë me rëndë se sa mungesa e strukturave, por është shumë me rrezikshme për shkak se ajo është bërë monopol të njerëzve që nuk kanë problem të denigrojnë e të kërcënojnë këdo që kërkon të thotë të vërtetën dhe kërkon të ketë një Parti të fortë. Motivi i kësaj letre nuk është për të analizuar PS e Lezhë, por diçka tjetër më e rëndë. Pas kritikave të bëra prej meje, krejt normale në një vend demokratik, pasi përdora të gjitha rrugët politike brenda forumeve, unë, Deputet i Grupit Parlamentar të PS, jam denigruar e kërcënuar nga njerëz që janë përfaqësues të institucioneve shtetërore, anëtarë të PS dhe që përfaqësojnë forumet drejtuese të PS në Lezhë”. Më tej Ndocaj flet me emra duke theksuar,: “ Me konkretisht, unë jam denigruar e kërcënuar nga z. Altin Jaku, Prefekt në Detyrë dhe një figurë e rëndësishme e PS në Lezhë. Pra, një prefekt në detyrë kërcënon një Deputet. Kërkoj, që Partia Socialiste, Grupi Parlamentar i PS të marr masat disiplinore dhe jo vetëm kundrejt Altin Jakut. Po ashtu, jam denigruar për shkak të detyrës, nga Ermal Pacaj, kryetar i FRESH dhe kandidat për Kryetar I PS-Lezhë. Kërkoj që Grupi Parlamentar i PS dhe forumet e larta drejtuese të PS të marr masa disiplinore dhe jo vetëm kundrejt këtij personi. Është e tmerrshme dhe alarmante që një deputet i Grupit Parlamentar të PS, kërcënohet me jetë, për shkak të kritikave dhe të mendimit ndryshe.  Po ashtu kërkoj që Forumet e Larta Drejtuese të PS, Grupi Parlamentar i PS të mbajnë një qëndrim zyrtar në lidhje me kërcënimet “kanosje me jetë” dhe “ofezë” kundrejt meje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency