Kris Jenner: Ndiej keqardhje për ziliqarët që vetëm shpifin

0
164

kris-334x400kris-5kkkkkNjë prej personazheve më të përfolua të showbizit Kris Jenner ka provokuar sërish në fotot e fundit që ka realizuar për revistën “Harper Bazaar”, ndërsa rrëfehet për të kaluarën dhe të tashmen e familjes së saj. 60 – vjeçarja ka treguar se vazhdon të jetë në formë, tek pozon në ambjentet e një cirku, bashkë me disa kllounë.

Jenner ka folur për një sërë temash për të cilat familja Kardashian ka qenë në vëmendje kohët e fundit, që nga transformimi i ish- bashkëshorit të saj në një femër, ndarja e Kourtney dhe martesa e Kim me Kany West.

E akuzuar shpesh herë nga mediat botërore se ka shitur familjen e saj për para dhe për famë ajo mohoi ta kishte bërë këtë gjë.

“Unë krijova një shfaqje në të cilën të ishte gjithë familja ime dhe ne ishim shumë të emocionuar që do punonim të gjithë bashkë”, – u shpreh Jenner.

Duke iu referuar fjalëve  e ofendimeve që njerzit thoshin për të dhe familjen e saj, Kris deklaoi se ajo ndjen keqardhje për gjithë ata persona, që sipas saj  flasin keq sepse kanë zili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency