Gjosha, tone të larta ndaj ministrive: Disa ministri neglizhojnë detyrimet e tyre

0

gjoshaMjaft e ashpër ka qënë ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha me ministritë, të cilat duhet të marrin përgjegjësitë për procesin e integrimit.
Ajo ka kërkuar gjithashtu miratimin sa më të shpejtë të reformës në drejtësi, duke theksuar se tashmë puna për integrimin e vendit është më voluminoze.

“Dua t’u tërheq vëmendjen se do të jemi në monitorim mujor, kjo do të thotë që grupet ndërinstitucioinale të punës duhet të mblidhen çdo tre javë. Këto takimne duhet të kryhen, dhe në momentin që ato kryhen bëhet dhe raportimi direkt pranë MIE. Ka pasur disa ministri që e kanë neglizhuar dhe ky është detyrim madhor. Duhet të jenë personat përgjegjës, për të qënë pjesëmarrës në këto takime. Nuk ka një memorie institucionale. Tërheq vëmendjen dhe zv. ministrave që duhet të jenë në krye të këtyre mbledhjeve. Nëse mbledhjet drejtohen nga shefat e sektorit nuk është e njëjta rëndësi. Unë realisht do t’u kërkoja vëmendje më të madhe se vetë vendi po ecën drejt një procesi me përgjegjësi më të madhe, po dhe punë më të shtuar”, ka theksuar ministrja Gjosha gjatë takimit të komitetit të koordinimit për integrimin në BE.