Standard.al

“Gjadri”, mbyllen hetimet, nuk u gjet asnjë e dhënë që të provonte dyshimet

gjadriNë përfundim të hetimeve gati njëvjeçare, Prokuroria e Krimeve të Rënda pezulloi hetimet për dosjen e Gjadrit, pas kallëzimit të deputetes Ermonela Felaj se, nëpërmjet këtij aerodromi, forcat ushtarake kishin trafikuar drogë me avionë sportivë përgjatë muajve Tetor 2012-Shkurt 2013.
Dosja u pezullua pasi gjatë veprimeve hetimore nuk u gjet asnjë e dhënë, që do të provonte dyshimet e diskutuara edhe më herët në komisionin hetimor të ngritur enkas për këtë çështje.

Në dosjen e dorëzuar në atë kohë u depozitua edhe dëshmia e një ish-oficeri të ushtrisë, i cili kishte deklaruar se kishte parë avionë të uleshin në Aerodromin e Gjadrit, nga tetori 2012 deri në shkurt 2013.

Gjatë hetimeve, Prokuroria kërkoi të dhëna edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia e Lezhës, si dhe nga Ministria e Mbrojtjes, e në përfundim të dhjetëra personave të pyetur, prokurorët mendojnë se nuk u gjend asnjë element, që do të provonte këto dyshime.

Comments are closed.