Standard.al

Fleckenstetin dhe Kukan largohen optimistë, premtojnë ndërmjetësim pas reformës

kukan, meta flekesteinDy raporterët  e PE për Shqipërinë, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstetin, pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha pavarësisht optimizmit të momentit, se reforma është në udhën e duhur, kanë premtuar ndërjmetësim me dyer të mbyllura, që mund të jetë i nevojshëm kur reforma të hyjë në pikën e saj më të nxehtë pas rekomandimeve të Venecias.

Knut Fleckenstetin, Raporter i PE për Shqipërinë: Jam i lumtur që nga ajo që dëgjova nga z.Meta, z.Rama e Z.Basha. Ata më bindën se ekziston dëshira për të gjetur një zgjidhje dhe ky është hapi i parë, pas vërejtjeve të Venecias do të shohim se ku janë probblemet dhe do tju ndihmojmë, jo vetëm këtu para kamerave.

Eduard Kukan, Raporter i PE për Shqipërinë: Pasi dëgjova liderët politik, për reformën në drejtësi, do të largohem nga Tirana, pak më tepër optimist.

Por fjala optimist mund te jete diplomatike, pasi rekomandimet e Venecias të Marsit duket se do të jenë  guri i vërtetë i provës për klasën politike shqiptare. Mesazhi i eurodeputetëve, ishte i drejtpërdrejtë, data e hapjes së negocitave, ka kalendar reformën në drejtësi.

Eduard Kukan, Raporter i PE për Shqipërinë: Shqipëria është vend kandidat. Në mënyrë që te marrë një datë për hapjen e negocitave, ka disa pritshmëri për Shqipërinë dhe më e rëndësishmja që duhet implementuar është reforma në drejtësi.

Knut Fleckenstetin, Raporter i PE për Shqipërinë: Në pak javë në  PE, diskutohet raporti im për Shqipërinë. Do të kërkoj që KE të ketë një mision monitoruese që të shohë çfarë do të ndodhë me zbatimin e saj. Reforma nuk bëhet as për të kënaqur zonjën Merkel, as për të kënaqur zotin Junker, por për qytetarët shqiptarë.

Dy eurodeputetët shmangën komentet direkte për çështjen e Byrosë së Hetimit, por më herët, zoti Fleckenstetin në përgjigje të  Ora News tha se më me rëndësi, është pavarësia e këtij institucioni.

Knut Fleckenstetin: Prokurorite dhe gjykatat duhet te jene të pavarura. Nuk mund të jap një koment, se si do ta trajtoje paralmenti këtë çështje.

Në konferencën me eurodeputetët, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, vuri theksin në nevojën e roformës në drejtësi

Ilir Meta: Ligji tashmë ka hyrë në fuqi dhe sëbashku edhe me vendimet e tjera që kuvendi po punon në mënyrë konsensuale do të bëjë që zbatimi i tij të nisë brenda dy muajsh.

Gjatë takimit që kemi pasur kemi shkëmbyer mendime për ecurinë e reformave ku fokusi ka qenë përparimi i mëtejshëm për reformën në drejtësi. E kemi quajtur të nevojshme për të ngritur në standard funksionimin e shtetit ligjor.

Kemi diskutuar edhe për cështje të tjera që  kanë të bëjnë në përmbushjen e detyrimeve për integrimin europian. Falenderoj dy grupet e PE për vëmendjen e vazhdureshme që kane treguar per Shqiperine.

Dy eurodeputetët u takuan edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili u shpreh se PD, është e hapur për dialog me shumicën për reformën në drejtësi.

Lulzim Basha: Për reformën në drejtësi përsërita vullnetin e opozitës për një bashkëpunim të hapur dhe pa kushte me maxhorancën në frymën e konsensusit politik, për të prodhuar një reformë në drejtësi e cila lufton korrupsionin por pamundëson kapjen politike dhe vendosjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në shërbim të qeverisjes, qeverisë apo kryeministrit aktual apo kushdo qoftë ai. Në këtë kuadër theksova rëndësinë që merr dialogu politik.

Raporterët e PE, zhvilluan një takim edhe  me kryeministrin  Edi Rama, dhe me ambasaodren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

 

Comments are closed.