Fier/ I lënë në harresë fshati ku u izoluan të përndjekurit politikë

0
171

 
sektorPrej 25 vitesh nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturën e këtij fshati. Mbetjet urbane në hyrje te këtij fshati sugjerojnë një panoramë edhe me të trishte brenda tij. Papunësia mbush lokalin dhe qëndrën ne Sektor Seman me banorë që shtyjnë kohën nën diell.  Një fshat famëkeq i regjimit socialist ku mijëra persona dhe familje nga të gjitha anët e vendit u internuan. Vendasit që mbetën këtu,  tashme te moshuar kujtojnë me nostalgji kohët e dikurshme kur kishin një punë të garantuar. Rendimenti i ulët i tokës dhe shpenzimet për kultivimin e saj ka bërë që banorët t’i lënë tokat djerrë. Edhe ata që guxojnë të merren me bujqësi e bëjnë këtë duke shkruar emrin në listë.  Fshati Sektor Seman ka 300 shtëpi. Prej 25 vitesh nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturen rrugore dhe atë të ujit të pijshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency