Blushi: PS nuk është pronë e Ramës, ja shkeljet në statut

0

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi deklaroi pas mbledhjes se grupit se Partia Socialiste nuk është e Edi Ramës.  Në mbledhjen e PS me dyer të mbyllura,ben-Blushi-1 Blushi paraqiti një dokument me 10 faqe ku tregohet se është shkelur statuti. Blushi shtoi se Partia Socialiste është e vetmja parti që në 10 vitet e fundit i është kërkuar të dekriminalizohet. Sipas tij, kjo ka ardhur për shkak të financimeve të dyshimta të partisë, duke u anëtarësuar në PS persona me të shkuar kriminale. “Në rastin kur PS nuk bën zgjedhje, demokracia e saj e brendshme është e cënuar. Partitë ndërtohen mbi disa parime, kemi pranuar pluralizimin e parimeve. Është parimi i mbledhjes. Mbledhje nuk ka prej 3 vitesh. Në Partinë Socialiste ka 5-6 vjet, nuk e di se çfarë buxheti ka. Me kushtetutë buxheti duhet të vijë. Ky debat brenda PS nuk është i brendshëm. Është debat themelor. A mund të jetë Shqipëria vend demokratik nëse partitë nuk janë demokratike? A mund të ketë në Shqipëri drejtësi nëse partitë nuk janë të hapura, kthehen në biznes privat dhe fusin njerëz me të shkuar kriminale, çka jemi e vetmja parti që në 10 vitet e fundit na është kërkuar që të dekriminalizohemi. Nëse partitë nuk janë të pastërta, të gjitha institucionet do jenë të ndotura. Unë flas me të gjithë deputetët, edhe një pjesë e madhe privatisht dalin drejtë, sepse Kryesia ka 3 vjet që s’mblidhet. Është njësoj sikur Parlamenti mos mblidhet, por qeveria të nxjerrë ligje e ti miratojë vet. Më vjen keq që përpiqet gjithë partia të justifikojë vullnetin e një njeriu. PS nuk është e Ramës. Nuk mundet që ky precedent të ripërsëritet”, tha Blushi.

Loading...