Basha: Rama ju imponon shqiptarëve zgjedhjet, modeli i tjetërsimit të vlerave

0
162

Basha te konventaLideri i opozitës Basha ka deklaruar se Rama po bën gjithçka për të shmangur zgjedhjet në partinë e tij, model satrapi oriental, i frenimit të zhvillimit

Sava Sota

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka bërë me dije ditën e djeshme, se kryeministri Rama po bën gjithçka për të shmangur zgjedhjet në partinë e tij. “Marrë shkas nga zgjedhjet për kryetarët e degëve të Forumit Rinor Demokrat në kryeqytet, shefi i opozitës Lulzim Basha ka atakuar kundërshtarin e tij politik Edi Rama, duke e akuzuar për mbylljen e garës në PS” – deklaroi Basha, i cili tha se kreu i socialistëve është kthyer në një satrap oriental. Ndërkohë, kryeopozitari Basha tha se Rama j’ua imponon shqiptarëve zgjedhjen jo mes më të mirëve, por mes më të nxirëve. “Kjo klikë do të eliminojë zgjedhjen, do të zëvendësojë me pseudo zgjedhje, e kanë nisur brenda shtëpisë së tyre. E kanë nisur duke iu imponuar shqiptarëve zgjedhjen jo mes më të mirëve, por mes më të nxirëve. Në vend të zgjedhin mes një inxhinieri e mjeku zgjedhin mes një trafikanti droge një tutori prostitucioni. Ramën e tremb zgjedhja e lirë. Ai sot po bën gjithçka për të shmangur zgjedhjet në partinë e tij, model satrapi oriental modeli i frenimit të zhvillimit, modeli i rrugës që nuk duhet ta marrë Shqipëria” – tha lideri i Partisë Demokratike, i cili e përcaktoi modelin e Ramës, si tjetërsim të vlerave dhe identitetit tonë. Ndërkaq, Basha shtoi se këtë model që po ju imponon Rama sot socialistëve, rrezikon t’ia imponojë popullit shqiptar nesër. “Me lirinë për të zgjedhur po abuzohet në këtë vend. Kërkojnë të eliminojnë përfundimisht zgjedhjet, këtë po ja imponojnë socialistëve dhe më pas të gjithë popullit shqiptar. Ai prishi procesin zgjedhor, atë të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Meraku i tij ishte të tregonte letrat që 1 mijë shuplaka i kishte akoma në xhep”. Po ashtu, kryedemokrati Basha tha se partitë që mbysin votën e lirë, që asgjësojnë vullnetin e lirë janë të destinuar jo vetëm që të mos qeverisin, por të zhduken nga harta e qeverisjes politike.

Modeli i PD-së

Sipas qëndrimit të liderit të opozitës,  Rama sot po bën gjithçka për të shmangur zgjedhjet në partinë e tij, ndërsa theksoi se ky është modeli i rrugës që vendi ynë nuk duhet të marrë dhe nuk do ta marrë. “Duke theksuar se modeli i PD-së është modeli i shoqërive të përparuara demokratike dhe bazohet në vlera, Basha tha se demokratët dhe të rinjtë e kësaj partie do tu kthejnë shqiptarëve modelin e zgjedhjes së lirë” – bëri me dije Lulzim Basha, ndërsa shtoi se për Partinë Demokratike është parakusht që të instaloj në çdo qelizë modelin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në gjirin e familjes së saj politike. “Këtë model do vëmë përballë, modelin e  zgjedhjes së lirë, e vlerave më të mira që kemi. Liria për të zgjedhur është liria për të besuar”. Gjithashtu, kreu i Partisë Demokratike tha se ne do ta ndryshojmë Shqipërinë duke u dhënë shqiptarëve të drejtën hyjnore dhe demokratike për të zgjedhur me votë, mes partive politike, mes programeve politike, për të zgjedhur në treg dhe jetën e përditshme. “Nuk do pranojmë polin e errët” – tha Basha, i cili nënvizoi gjatë deklaratës së tij, se opozita nuk ka hequr dorë nga protestat, dhe se ky aksion opozitar nuk do të rreshtë derisa kjo qeveri të largohet.  Forca e përballjes që keni treguar do na duhet shumë në betejat që do nisim dhe përballjen që nuk do të rreshtë deri në largimin e kësaj qeverie” – e mbylli kështu deklaratën e tij për mediat, kryeopozitari Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency