“A është, vallë, njeri…?” rihidhet në treg

0

primo-levi-800x456Botimi i parë i librit “A është, vallë, njeri…?” nuk rezultoi një sukses në vitin 1947.

Shtëpia e madhe botuese në Itali, “Einaudi”, nuk e morri përsipër shitjen e librit të Primo Levit, shkrimtarit kimist, që i mbijetoi Aushvicit.

Pas dhjetë vitesh, libri i italianit me origjinë hebreje, që kishte mundur të shiste pak kopje, rihidhet në treg.

Dëshmitë tronditëse të rrëfyera butësisht, pa mllef dhe në mënyrë racionale, të përkthyera edhe në shqip, sjellin në Tiranë, regjisorin Enrico Carrela dhe aktorin Jacob Olsen, me teatrin e titulluar thjeshtë “Primo Levi”.

Pas shfaqjes pa spektatorë në Bratislavë, me një publik nën tension, në Poloninë e Aushvicit, “Primo Levi” ngjitet në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, nesër në mbrëmje.

“Mos harroni” janë fjalët që dy artistët italiane kërkojnë që të futen thellë në kujtesës e brezit të ri, jo vetëm për tmerrin nazist ndaj hebrenjve, por edhe asaj që po ndodh sot në botë.