Ristani: PD alternativa e duhur për vendin që është zhytur në varfëri dhe korrupsion

0
161

ARBEN-RISTANI-DEKLARATESekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë se opozita nuk është tërhequr nga protestat masive  për largimin e Qeverisë, duke theksuar se vendi është i zhytur në varfëri dhe korrupsion.  Në një intervistë për mediat ai tha se  Partia Demorkatike, është alternativa e duhur për vendin, ndaj për këtë qëllim ajo është angazhuar në një aksion të dyfishtë,  përgatitjen e progarmit qeverisë dhe ristrukturimin e saj në të gjitha nivelet.  Zyrtari i lartë demokrat tha se selia blu është  e hapur për një koalicion të gjerë  opozitar, përfshirë këtu ish-themeluesin demokrat Bamir Topin , Vangjel Dulen e PBDJ-së  apo Kreshnik Spahiun e Aleancës Kuq e Zi.

Ristani: Shqiptarët e ndjejnë se kanë përballë një qeverisje jo të mirë, jo për interesat e tyre, por për interesat e xhepit të bandës që është në pushtet.

Me këtë bindje, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani,  thotë se Partia Demokratike do të arrijë objektivin e saj politik për të larguar Qeverinë Rama nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

Shqiptarët  janë të revoltuar me këtë qeverisje, që sipas tij, gjatë kësaj kohe ka mbjellë vetëm varfëri dhe papunësi.

Ristani: Është në planin e PD për të kulmuar me protesta të fuqishme sepse nuk kemi rrugë tjetër për ta detyruar këtë Qeveri të kthejë sytë nga populli dhe nga hallet e njerëzve.

Në një intervistë për Ora News, Ristani thotë se për të arritur këtë objektiv politik siç është rikthimi në qeverisje, Partia Demorkatike energjinë e saj e ka përqëndruar në dy rrafshe: hartimin e një programi që i rikthen mirëqeverisjen vendit dhe riorganizimin e  saj nga qeliza bazë deri në organizmat më të lartë.

Ristani: Synimi kryesor është shëndoshja e qelizës, të gjitha ato qeliza pastaj  plotësojnë  pazëllin e organizmit të PD në territor. Duhet ta fillojmë tek qeliza bazë, tek seksioni, sepse aty janë njerëzit që merren me identifikimin e votuesit, tërheqjen e votuesit në qendrën e votimit, pra seksioni është baza e organizimit të partisë.

Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, tha se Partia Demokratike është e hapur për një koalicion të gjerë opozitar,  duke i hapur derën e bashkëpunimit  FRD-së së  së  Bamir Topit , Aleancës Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut, por dhe partive minoritare  siç është PBDNJ e Vangjel Dules.

Ristani: Këtu sigurisht që nuk përjashtohet as FRD, as forca të tilla si Aleanca Kuq e Zi apo parti të minoritetit. I gjithë spektri që gjen tek PD realizimin e ideve të tyre për një qeverisje më të mirë, më në favor të shqiptarëve.

Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, i angazhuar në aksionet kryesore të opozitës së Lulzim Bashës, pohon me bindje se Partia Demokratike, ndryshe nga sa është aluduar në media, nuk bën koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e cilësuar si pjesë e të keqes që ka mbërthyer vendin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency