Kjo “Ferrari” Spider S ka thyer rekordin e shitjes me 32 milionë euro

0
173

makineNjë makinë garash ”Ferrari”, tip Spider S, prodhim i viteve ’50 të shekullit të kaluar, u shit 32 milionë euro në Paris duke thyer të gjitha rekordet e shitjes së makinave.

”Shuma e saktë që do të duhet të paguajë pronari i ri i kësaj makine është 32 075 200 euro”, tha shtëpia pariziane e ankandeve ”Artcurial”.

Rekordi i mëparshëm i përkiste makinës tip 250 GTO, e vitit 1962, që u ble 28,9 milionë euro në Pebble Beach, Kaliforni.

”Emri i blerësit nuk bëhet i ditur, por makina i nis drejt SHBA-së”, tha Matthieu Lamoure, i shtëpisë së ankandeve ”Artcurial”.

“Kjo ditë do të kujtohet për një kohë të gjatë”, theksoi ai.

”Ferrari” i shitur ishte ngarë nga piloti britanik, Mike Hawthorn.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency