Kërcënohet me jetë deputeti Ndocaj nga vëllai i Arben Ndokës

0
194

ndocajEduart Ndocaj, deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë kërcënohet nga vëllai i ish-deputetit socialist në këtë qark, mandatin e të cilit mori pas dorëheqjes së tij.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në fb, Ndocaj thotë se ka marrë pasditen e të premtes një telefonatë kërcënuese nga Xhevahir Ndoka, vëllai i ish-deputetit z. Arben Ndoka.

Kërcënimi sipas Ndocaj vjen për shkak të detyrës dhe telefonata ishte bërë pas një statusi që ai kishte bërë paraditen e po të njëjtës ditë, ku evidentonte disa problematika qe lidhen me funksionimin e PS ne Lezhe dhe me procesin zgjedhor te PS.

“Duhet te theksojme se z. Ndocaj eshte kercenuar me jete per shkak te detyres. Pas telefonates kercenuese, z. Ndocaj ka biseduar me vellaun tjeter te Arben Ndokes, Sander Noka, i cili konfirmoi linjen e vellait kercenues duke argumentuar se: “nuk kam çte bej, sepse e ke mbushur kupen” sqarohet më tej në denoncim”.

Ndocaj thotë se për kërcënimin ka vënë në dijeni Kryeministrin Rama dhe deputetin Balla.
Deputeti shton gjithashtu se vëllai i Ndokës ka kërcënuar edhe këshilltarin e tij.

“Vellai i Arben Ndokes, pasi kercenon permes telefonit z. Ndocaj, deputet te Republikes se Shqiperise, nga 23.00 merr ne telefon edhe Keshilltarin e tij z. Alban Daci, duke e kercenuar me jete familjarisht dhe duke i dhene ultimatum per tu larguar nga Shqiperia brenda 24 oreve ose ndryshe do te jete i vdekur. Kercenimi me jete i z. Daci behet per here te dyte per shkak te detyres si Keshilltar dhe si publiciste. Kohe me pare z. Daci eshte kercenuar personalishte nga vete Arben Ndoka, sepe kishte bere nje status per dekriminalizimin, duke e trajtuar si fenomen pa permendur asnje emer konkrete”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency