Teatri Migjeni ne rikonstruksion, aktoret e qytetaret mbeten pa asnje shfaqje

0
173

12650830_859018467577416_3767490341662877679_nMbyllen dyert e Teatrit Migjeni per investime, pezullohet jeta artistike. Aktorët vijone të paguhen për një punë që s’mund ta kryejnë. Askush s’ka menduar për tu krijuar një ambient tjetër për shfaqje.

Jeta artistike në Shkodër është pezulluar. Shtëpia e Aktorëve, “Teatri Migjeni” ka mbyllur dyert për artëdashësit. Ky insititucion po i nënshtrohet një investimi për herë të parë që prej 1958. Instituti i monumenteve më fund ka menduar të akordojë një fond për fazën e parë të punimeve që kap shifrën e 86 mln lekëve të rinj. Mirëpo ky insitucion dhe Ministria e Kulturës nuk ka menduar se cfarë do të ndodhe me aktorët dhe jetën artistike të qytetit. Deri më tani nuk është gjetur një tjetër ambient për të mbajtur gjallë jetën artsitike të qytetit të Shkodrës.
Prej muajit nënëtor kur filluan punimet në Teatrin e Migjenit, në ambientet e jashtme dhe ende brenda godines ku gjithcka është shkatërruar.
Aktorët e teatrit të shkodrës vijojnë të paguhen për një punë që nuk po e kryejnë. Kjo trupë tashmë është kthyer në një teatër lëvizës. Ata kënë mundur të realizojnë vetëm një shfaqje “Kandilli Argjand” duke lëvizur nëpër qytete. Prej 15 vitesh Teatri Migjeni lëngon në mjerim, e tashmë ai është mbyllur. Ministria shprehet se në fazën e dytë do të rikonstruktohen catia dhe tarraca.
Teatri Migjeni me një urdhër 765, të dt 26.12.2006, është shpallur nga MTKRS, Monument Kulture Kategoria e I-re. V.Stafa

Somario 1

Prej 15 vitesh Teatri Migjeni lëngon në mjerim, e tashmë ai është mbyllur

TKOB

Ilir Kerni rikthen në skenë Cajkovskin me “Arrëthyesi”
“Arrëthyesi” vepra më e njohur e baletit në botë, do të ngjitet në skenën e Teatri Kombëtar të Baletit në 14, 15, 20 dhe 21 shkurt. Vepra e Cajkovskit do të rikthehet nga koreografi dhe Drejtori i TKOB Ilir Kerni. Provat kanë nisur prej një muaji, orchestra do të drejtohet nga dirigjenti Manuel Busto. Skenografi për këtë shfaqje do të jetë në dorën e Zorz Drausnik dhe në të janë përfshirë edhe nxënësit e Shkollës së Baletit. “Arrëthyesi” flet për një vajzë me emrin Klara e cila papritur zvogëlohet sa arrëëthyesi lodër. Ajo shkon në luftë së bashku me lodrat e tjera kundër një miu të ligë dhe dashurohet me arrëthyesin. Më pas ai shndërrohet në një princ. Vepra ka dy akte me muzikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency