Të regjistruara në AKKP/ Dosjet e ish-pronarëve, ja lista pronave të pretenduara në Qarkun e Tiranës

0

nnnDosjet  e Tiranes(pdf) Në disa numra të njëpasnjëshëm, gazeta do të publikojë të gjitha dosjet e regjistruara deri tani nga AKKP me pretendimet e ish-pronarëve, ku paraqiten sipërfaqet e trojeve apo tokave bujqësore, objektet e patundshme si dhe përfitimet në natyrë apo në para’
Ervin Kaduku

Loading...

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave deklaron shifra të ndryshme lidhur me pretendimet e ish-pronarëve, të shpronësuar nga regjimi komunist, mbi pronat e tyre apo të paraardhësve të tyre. Këto shifra, në fakt, sa vjen e po shtohen, duke krijuar një panik në rritje për pushtetarët shqiptarë, të cilët kohët e fundit po rreken të bindin edhe Këshillin e Evropës që të pranojë një faturë sa më të vogël financiare për dëmshpërblimin e kalvarit të atyre, që iu morën djersën dhe gjakun me dhunë.
Në disa numra të njëpasnjëshëm, gazeta Standard do të publikojë të gjitha dosjet e regjistruara deri tani nga AKKP me pretendimet e ish-pronarëve, ku paraqiten me hollësi sipërfaqet e trojeve apo tokave bujqësore, objektet e patundshme etj, si dhe përfitimet në natyrë apo në para’ që mund të kenë marrë deri tani nga shteti shqiptar, pas vitit 1990, pretendentët në fjalë. Secila nga dosjet që gjendet në arkivin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përmban datën e regjistrimit, emrin e subjekteve të shpronësuara si dhe të atyre që i pretendojnë këto prona, sipërfaqet e njohura për kthim dhe ato të kthyerat, vendimet e gjykatave, si dhe problematikën e secilës dosje. Ajo që bie në sy është se një numër i madh dosjesh kanë problematika, të cilat nisin nga mungesa e dokumentacionit, deri te mungesa e një vendimi zyrtar lidhur me to.
Sipas AKKP-së, regjistri i pretendimeve mbi pronën përmban të dhënat e dixhitalizuara të të gjitha dosjeve të arkivës së AKKP-së, por edhe regjistrimin e të gjitha vendimeve të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit – Zyrave Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit, ndërkohë që, gjatë procesit të regjistrimit të vendimeve, janë zbuluar edhe disa mijëra dosje, të cilat qenë arkivuar, por nuk qenë marrë asnjëherë në shqyrtim nga administratat e kthimit e kompensimit të pronës.
Sot fillojmë me publikimin e arkivës së pretendimeve mbi pronat në Qarkun e Tiranës.

Loading...