Standard.al

Shqiptarët i shkruajnë Sadnës: Hajde në Shqipëri, nuk e besojmë që ke vdekur

 sara-1

Personazhet e telenovelave kthehen gjithnjë në idhujt e ndjekësve të tyre. Kjo ka ndodhur edhe Sadnën, personazhin e telenovelës indiane “Bidaai”, që transmetohet çdo ditë nga e hëna në premte në Tv Klan.

Aktorja Sara Khan në profilin e saj në Instagram ka marrë komente pa fund pas vdekjes së personazhit të Sadnës në “Bidaai”. Ju nuk do ta besoni, por komentuesit më të shumtë të aktores janë nga Shqipëria.

Djem e vajza i kërkojnë këngëtares të vijë në Shqipëri, sepse nënat, hallet, tezet dhe gjyshet e tyre ndihen shumë keq për vdekjen e saj dhe vetëm duke e parë “live” mund ta besojnë që ajo nuk ka vdekur.

 

Comments are closed.