Shkodër / Arrestohen babë e bir për kultivim kanabisi dhe trafik armësh

0
178

luleBabë e bir janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës për drogë dhe armë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë arrestuar Ardian Tula, 47 vjeç dhe Eldin Tula, 20 vjeç nga fshati Trush i Shkodrës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre u gjetën 486.6 gr kanabis sativa, dy silenciator arme zjarri, dhe një serë plastmasi ku brenda kishte 187 gota plastike të mbushura me farë kanabisi.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, dhe trafikut të armëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency