Operacion, kapen gjysmë ton hashash, Shqipëri-Itali-Mal i Zi

0
195

 

haaaaPolicia italiane ka sekuestruar gjysmë toni hashash që kërkonte të hynte në brigjet e vendit fqinj përmes një skafi që ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes. Operacioni për kapjen e drogës ka qenë i përbashkët mes policisë shqiptare, italiane dhe asaj malazeze.
Në një konferencë të përbashkët për mediat nga Tirana, drejtues të Policisë së Shtetit dhe asaj italiane dhanë detajet mbi ngjarjen në fjalë. Në ndjekjen e mjetit janë angazhuar 8 mjete të forcave kufitare shqiptare, mjete detare dhe ajrore italiane si dhe malazeze.

Skafistët kanë hedhur drogën në det në momentin që po ndiqeshin nga Guardia di Finanzia dhe duke përfituar nga mjeti i lundrimit tejet i shpejtë kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes, ndërkohë që droga e hedhur në det, një sasi prej 28 pakosh, është sekuestruar nga autoritetet italiane.

Do të kishte sjellë mbi 5 milionë euro fitim për trafikantët marijuana e kapur nga njësia aero-detare e Barit në bashkëpunim me grupin e specializuar të Tarantos. Operacioni nisi pas zbulimit rreth 100 kilometra larg brigjeve italianë të një gomones së fuqishme 10 metra të gjatë me dy motorë dhe 300 kuaj fuqi, që po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Të ndjekur për disa orë nga motovedetat e Guardia di Finanza, drejtuesit e gomones, me manovra edhe të rrezikshme, janë kthyer drejt brigjeve mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Pamundësia për t’i ndjekur në ujërat kombëtare detyroi forcat italiane që ta ndërprisnin ndjekjen. Sipas burimeve zyrtare, janë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe malazeze që kanë filluar kërkimin e mjetit lundrues.

Për t’u çliruar nga pesha dhe për të rritur shpejtësinë gjatë ndjekjes, drejtuesit e gomones kanë hedhur në det gjashtë kuintalë marijuanë. Ajo ishte e paketuar më së miri në qese plastike për ta ruajtur nga uji dhe u sekuestrua nga patrullat italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency