Ndërhyrje artistike në qendër të Tiranës nga artisti italian

0
176

stefano-romano-600x344Cila është e ardhmja e hapësirës publike?

Në kryeqendrat botërore kjo pyetje e ka marrë përgjigjen e saj, shndërrimin e tyre në vende paqsimi dhe reflektimi përmes ndërhyrjeve artistike.

Kur pyetja bëhet se çfarë ndodh me hapësirën publike në Tiranë, që për nga metrat katrorë është e kufizuar ose e shfrytëzuar nga sektori privat, në hulumtimin e artistit italian, Stefano Romano, ajo është e varfër për nga ato elementet artistike që përbëjnë një ndalesë reflektimi.

Eksperiencën e tij në Itali, me disa vepra në hapësirën publike, prej një viti Stefano synon që t’i ngjizë edhe në Tiranë.

Ngacmime të tilla artistike në hapësirën e përbashkët publike në kryeqendrat botërore njohën bumin e tyre pas luftës së dytë botërore.

Këto ndërhyrje i lejojnë çdo artisti, urbanisti apo arkitekti të ketë teatrin dhe publikun e tij, si në rastin e markizes në hyrje të kryeministrisë apo kërpudha në krahun e gjelbër të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency