Standard.al

Lipa njofton fansat në facebook për një këngë të re

duaAjo sapo ka mbaruar turneun e saj të parë në Britani, duke dhënë në total 7 koncerte, i cili ka përfunduar në mënyrë të shkëlqyer në Londër.
“Be The One”, ka qënë projekti i fundit muzikor, i cili ka kryesuar klasifikimet muzikore për shumë javë por këngëtaja me origjinë shqiptare është gati të nxjerrë në treg këngën e saj më të re.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar në “Facebook”, Lipa ka lajmëruar të gjithë fansat, se ditën e hënë do të publikojë këngën e re me titull “Last Dance”.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë e madhe. Po pres me padurim t’ju prezantoj projektin tim të ri muzikor. ‘Last Dance’ publikohet ditën e hënë”, shkruan artistja 21-vjeçare.
 

 

Comments are closed.