Kubë/ Takim historik mes Papa Françeskut dhe Patriarkut rus

0
181

9-2-655x356Papa Françesku do të takohet me kreun e kishës ortodokse ruse, partiarkun Kirill.

Takimi historik do të mbahet në Kubë javën e ardhshme, ku Ati i Shenjtë do të bëjë një ndalesë gjatë rrugës së tij për në Meksikë.

Kisha ortodokse ruse tha se në qendër të takimit do të jetë persekutimi i të krishterëve.

Ky është takimi i parë mes një pape dhe një kreu të kishës ruse që kur krishtërimi lindor dhe perëndimor u ndanë në shekullin e 11.

Takimi pritet të mbahet në aeroportin e Havanës, ku dy udhëheqësit do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët.

Në një deklaratë të përbashkët, Vatikani dhe kisha ortodoke ruse thanë se takimi do të shënojë një hap të rëndësishëm në marrëdhinet mes dy kishave.

Që prej zgjedhjes së tij në krye të selisë së shenjtë në Romë në 2013, Papa Françesku ka bërë thirrje për marrëdhënie më të mira mes degëve të ndryshme të krishtërimit.

Kreu i politikës së jashtme të Kishës Ortodokse Ruse, Metropolitan Illarion, deklaroi për gazetarët se ka ende dallime në mes të dy kishave, por sipas tij ngjarjet ndërkombëtare që po ndodhin kanë  shtyrë udhëheqësit të japin një mesazh të fortë.

“Situata në Lindjen e Mesme, në Afrikën veriore dhe qendrore dhe në rajone të tjera, ku ekstremistët janë duke kryer një genocid ndaj të  krishterëve, kërkon veprim të menjëhershëm dhe një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes kishave të krishtera”, tha ai, duke e përshkruar situatën tragjike dhe që ka nevojë për ti lënë mënjanë mosmarrëveshjet e brendshme në kuadër të  interesit global.

Patriarku Kirill ndodhet në krye të  Kishës Ortodokse Ruse që nga shkurti  i 2009, ndërsa Papa Françesku mori rolin e tij në mars të vitit 2013.

Kisha Katolike Romake ka më shumë se një miliardë anëtarë në mbarë botën, ndërsa ajo ruse rreth 165 milionë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency