Këln/ 22 sulme seksuale natën e parë të karnavaleve

0
200

sulme-655x356Pavarësisht blindimit të qytetit dhe shtimit të masave të sigurisë, policia në Këln nuk ka arritur të shmangë dhunën në natën e parë të festës së karnavaleve.

Sipas zyrtarëve të lartë të policisë së qytetit gjerman, vetëm në një natë janë shenuar 22 incidente seksuale, një numër shumë më i lartë se festën e vitit të shkuar.

Një person i dyshuar është arrestuar pasi një grua u sulmua dhe u përdhunua teksa po kthehej në shtëpi pas përfundimit të festës.

Qyteti i Këlnit, por edhe e gjithë Gjermania u shokua pas ngjarjeve të shënuara gjatë natës së ndërrimit të viteve, ku një bandë prej 1 mijë personash sulmoi seksualisht më shumë se 100 gra në Këln.

Deri tani 190 persona ndodhen në paraburgim, teska vetë gjermanët akuzojnë emigrantët për ngjarjet e rënda. Për të parandaluar pikërisht këto krime, për festën tradicionale të karnavaleve, 2,500 oficerë policie u vendosën në terren, u shtuan kamerat e sigurisë nëpër rrugë dhe ndriçimi i tyre gjithashtu.

Në këtë periudhë festive Këlni vizitohet nga 1.5 milion turistë, edhe pse autoritet parashikojnë rënie të numrit të tyre pikërisht për çështje sigurie.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency