Dekriminalizimi i politikës, amerikanët u mësojnë teknikat deputetëve shqiptarë për zbatimin e ligjit

0
167

oerdAmerikanët po i japin Parlamentit shqiptar ekspertizë për nxjerrjen e akteve nënligjore që do të bëjnë të mundur zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin.
Bëhet fjalë kryesisht për mënyrën sesi do të ndërtohet formulari i vetëdeklarimit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët, nëse verifikohet se nuk kanë thënë të vërtetën në vetëdeklarim, jo vetëm humbasin mandatin, por ndiqen penalisht.

Kjo do të thotë se ekspertët amerikanë po u mësojnë shqiptarëve tekenikat sesi ta bëjnë formularin sa më të detajuar dhe brenda kornizës ligjore.

“Është një seancë asistence që ambasada e Shteteve të Bashkuara na dha në kuadër të përgatitjes së akteve për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Është caktuar nga Kuvendi që një strukturë e Kuvendit, bashkë me përfaqësuesin e komisionit të përgatisë aktet”, deklaroi deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

“Brenda shkurtit, maksimumi mesi i marsit, t’i kemi gati e t’i kalojmë në Parlament, në mënyrë që procesi shumë i rëndësishëm i integritetit të personave që duan të mbajnë një post publik të japë rezultatet e pritura nga gjithë publiku”, tha nga ana tjetër socialisti Taulant Balla.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e konfirmoi nëpërmjet një deklarate përfshirjen e ekspertëve të saj për prezantimin e praktikave amerikane dhe tha se mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizmit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency