Skandal/ Bluzat e bardha në QSUT u injektojnë të sëmurëve serumet në korridore

0
201

QSUT-Qendra-Spitalore-Universitare-Nene-TerezaMosrespektimi i sistemit të reformimit nga Urgjenca e Tiranës e spitalet rajonale dhe besueshmëria e ulët e qytetarëve për të telefonduar ambulancën, krijojnë në QSUT  fluks të pacientëve. Në urgjencat e qendrës më të madhe spitalore në vend, injektohen serume në hollin pritës e shtretërit janë vendosur në korridore. Kapacitetet aktuale të këtyre urgjencave nuk përballojnë trajtimin në kushte normale të qytetarëve, të cilët paraqiten për shkak të problemeve shëndetësore.

Prej ditësh, mjekët e Urgjencës së tiranës kundërshtojnë transferimet e tyre në spitale të tjera, duke këmbëngulur se prej vitesh e ushtrojnë detyrën e tyre në këtë shërbim në qendër të qytetit. Infrastruktura ka pësuar amortizim, megjithëse shumicën e rasteve ndihma e parë ofrohet në shtëpi.

Por shumica e qytetarëtve nuk e telefonojnë urgjencën pasi nuk kanë besim, por paraqiten vetë më automjetet e tyre private në QSUT, duke krijuar fluks dhe pamundësi të mjekëve për ti kuruar në shtretër dhe në ambjente normale në këto shërbime.

Pamjet amatore i referohen urgjencës kardiologjike në QSUT, ku bluzat e bardha injektojnë serumet në hollin pritës të spitalit, ndërsa shtetërit janë të pozicionuar në korridore të tjera të këtij shërbimi.

Mjekët edhe këtë herë vihen në vështirësi nëse duhet të vijojnë të zbatojnë misionin e tyre të Hipokratit apo të kthejnë pas pacientët pa u dhënë ndihmën e parë.

Sistemi i referimit nuk funksionon dhe urgjencat e QSUT janë kthyer në vend shkarkimi të ugjencës së Tiranës dhe spitaleve të tjera rajonale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency