Hashim Thaçi: Jam kërcënuar me vdekje nga lideri i ISIS

0
205

thaciMinistri i Jashtëm i Kosovës dhe zv/kryeministri, Hashim Thaçi i ka thënë AFP-së se ka marrë kërcënime nga lideri i Shtetit islamik, sepse e ka kundërshtuar këtë organizatë terroriste.

Në letër, të cilin Thaçit ia kishte dërguar lideri i IS-t Abu Bakër el Bagdadi atij i ishte kërkuar “ndërprerja e aleancës së Kosovës me vendet perëndimore ose në të kundërtën do të ballafaqohet me hakmarrje të madhe”.

“Ky ka qenë kërcënim me vdekje për mua dhe familjen time”, ka thënë Thaçi për Agence France Presse, transmeton Koha.net.

Ai ka saktësuar se letrën kërcënuese e ka marrë kur ishte kryeministër i Kosovës dhe ka përfunduar se nuk do të tërhiqet nga lufta kundër fundamentalizmit islamik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency