Vlorë/ Tregtimi i bombolave jashtë çdo standarti, qytetarët: Shteti duhet t’i kontrollojë

0
160

gaz-c1200x600Vlora është një ndër qytetet ku gazi tregtohet jashtë çdo standarti. Qytetarët vlonjatë thonë se mungesa e kontrollit në tregtimin e bombulave të gazit, përbën rrezik për familjet e tyre, që janë të detyruar ta përdorin gjerësisht për gatim dhe ngrohje për shkak të kostos së ulët.

” Ti besoj e di që është i saktë, do e marrësh do e fusësh në familje dhe do i fusësh flakën, ose vetës tënde ose fëmijës, kushdo qoftë”.

“Janë institucione private, ku ka, kush ka bërë kontrolle?”

“Shteti duhet ti kontrollojë ato, po nuk i kontrolloi shteti, kush ti kontrollojë ato, privatet apo ata kontrabandët i shesin ashtu siç janë. Ato janë gjithë ndryshk. Unë për veten time jam i pasigurtë nga ato”.

“Do zoti i madh, të gjitha jashtë loje. Asnjë institucion nuk gjen që ti vendosë nën presion ato që tregtojnë bombolat e gazit. Në mënyrë që ti shpëtojnë këta njerëz. Unë se mendoj dot, nëse ky shtet kontrollon apo jo, nëse ka institucione për ti kontrolluar këta bombola. Në qoftë se do të vazhdojë kështu, akoma njerëz do vriten”.

Qytetarët kërkojnë që Inspektoriati i Kontrollit Teknik të verifikojë kushtet teknike të bombolave si edhe të inspektojë ato të tregtimit të gazit në pikat e rimbushjes.

Përballë kësaj situate, ekspertët këshillojnë konsumatorët të mos i mbajnë bombulat e gazit brenda ambjenteve të mbyllura, pasi edhe menaxhimi i një rrjedhje të mundshme bëhet më i vështirë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency