Mbyllja e urgjencës/ Reagojnë mjekët: Të mos transferohet në periferi të Tiranës

0
179

1454496757shendetseiaMungesa e ministrit të Shendetësisë Ilir Beqaj në mbledhjen e komisionit të shëndetësisë për mbylljen e urgjencës ka shkaktuar debate mes deputetëve të komisionit.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi e ka quajtur arrogancë dhe shpërfillje mungesën e ministrit, i cili ishte njoftuar për mbledhjen.

“Nuk është çështje politike, çështje e shëndetit të qytetarëve. Është një lloj arrogance dhe shpërfillje ndaj deputetëve të këtij komisioni dhe nuk po flas vetëm për ata të PD se ne vendosëm në mënyrë unanime që ministri duhet të vinte këtu”, tha znj. Vokshi.

Deputetja socialiste Klodjana Spahiu është shprehur se ministri është në mbledhje qeverie ditën e mërkurë në orën 11.00, dhe për këtë nuk është i pranishëm, por ka hasur në kundërshtimin e të djathtëve, të cilët kanë thënë se vetë ministri ka rënë dakord për orarin.

Më pas vijoi seanca dëgjimore me mjekët e urgjencës që mbyllen, të cilët janë shprehur për qendra shëndetësore brenda qytetit, dhe jo në periferi, siç i parashikon urdhri i ri i ministrisë. Komisioni ra dakord që sugjerimet t’i dërgohen ministrit të Shëndetësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency