Masakër në Elbasan, 2 të vrarë e 4 të plagosur në një shkëmbim zjarri

0
254

elbasan2

Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm të armatosur të ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në zonën periferike të Krastës, ku një grup personash kanë hapur zjarr me kallashnikov.

Mësohet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bllokuar qarkullimin përgjatë gjithë aksit Elbasan-Librazhd.

Ndërkohë, të plagosurit janë nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Nga hetimet paraprake të uniformave blu dyshohet që ngjarja të jetë një larje hesapesh mes bandave rivale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency