Standard.al

Ja gjesti i Beckham që la pa fjalë infermieren

1454407449beckham-442x265David Beckham ka habitur një ndihmësinfermiere dhe pacientin e saj teksa u ka ofruar një filxhan çaji të nxehtë dhe një kafe, teksa prisnin në të ftohtë për ambulancën. Ish asi i futbollit anglez, 40 vjeç, ndihmoi infermieren Catherine Maynard e cila kishte kërkuar ndihmë pasi pensionisti i plagosur ishte rrëzuar afër Endsleigh Street në qendër të Londrës. Catherine, e cila punon për London Ambulance Service’s Cycle Response Unit, tha: “Ne ishim të dy shumë të lumtur, dhe të kënaqur. Nuk mund ta besoj se ai erdhi tek ne me disa pija të ngrohta”.

Comments are closed.