Avokatët paralajmërojnë bojkot për të gjitha cështjet gjyqësore, Manjani: Mos braktisni seancat

0
187

gjyqDhoma Kombëtare e Avokatisë deklaron se në rang vendi do të bojkotohen të gjitha proçeset hetimore dhe gjyqësore, në çdo nivel gjykimi ditën e hënë 8 shkurt 2016.

Dita e bojkotit do të jetë vetëm fillimi i një proçesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit që ata kërkojnë nga shteti sa i takon ndryshimeve të ligjit “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetpunësuar të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të”

“DHKA njofton seKëshilli Drejtues i saj, i mbledhur sot në datën 02 Shkurt 2016, pasi diskutoi në lidhje mendryshimet në ligj dhe VKM nr. 37 datë 21/01/2016 “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të” konstatoi se këto akte cënojnë rëndë liritë dhe të drejtat kushtetuese dhe ligjore” thuhet në deklaratën e ardhur me email në redaksitë e mediave.

Në njoftimin e saj Dhoma Kombëtare e Avokatisë sqaron se nuk do ti nënshtrohen bojoktit vetëm seancat që do të zhvillohen lidhur me masat e sigurimit personal.

“Avokatët që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit nr. 9109 datë 17.07.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, statutit dhe Kodit Etik të Avokatit dhe për rjedhojë do t’i nënshtrohen proçedimit disiplinor”

Në një reagim të menjëhershëm Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i bën thirrje avokatëve të mos braktisin detyrën e shërbimit publik. Në mënyrë të veçantë të mos braktisen seancat për masën e sigurisë

“Avokatët e shërbimit ligjor falas duhet të jenë disponibël për shërbimin” thuhet në deklaratën e ministrit

Këshilli Drejtues i DHKA në mënyrë unanime  vendosi

1-  Dita e Hënë, datë 8 Shkurt 2016 të të bojkotohen në rang vëndi të gjitha proçeset hetimore dhe gjyqësore, në çdo nivel gjykimi.
2.    Dita e bojkotit do të jetë vetëm fillimi i një proçesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit të shtetit.
3.    Nuk do ti nënshtrohen bojoktit vetëm seancat që do të zhvillohen lidhur me masat e sigurimit personal.
4.    Avokatët duhet të marin masa për njoftimin e klientëve të tyre për të marë masat për përfaqësim individual në gjykata dhe për të kërkuar shtyrjen e seancave të kësaj dite.
5.    Avokatët që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit nr. 9109 datë 17.07.2003 “Për profesionin  e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, statutit dhe Kodit Etik të Avokatit dhe për rjedhojë do t’i nënshtrohen proçedimit disiplinor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency