Allegri: Të përqëndruar për të kaluar Napolin

0

downloadPër të vazhduar ecurinë fantastike në Serinë A, prej 12 fitoresh radhazi, Juventusi do të përballet këtë të Mërkurë me Genoan, por më shumë sesa te sfida ndaj skuadrës së Gasperinit, vëmendja e Massimiliano Allegrit është te dueli direkt i 13 Shkurtit ndaj Napolit. Rivaliteti për titullin kampion mes bardhezinjëve dhe të kaltërve ka hyrë në një fazë shumë të nxhetë dhe kjo është një nga arsyet që Allegri kërkon përqëndrim maksimal në dy sfidat e radhës, për të mos shkuar me një disavantazh më të madh se -2 pikë në duelin direkt ndaj Napolit. “E rëndësishme është që në 13 Shkurt të kemi maksimumi dy pikë më pak se Napoli. Pastaj do të luhen edhe shumë ndeshje të tjera. Gjithsesi për momentin ne mendojmë vetëm për veten tonë. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Këtë sezon në këtë fazë të kampionatit kemi 5 pikë më pak se vitin e kaluar. Nga ana tjetër Napoli po zhvillon një kampionat të shkëlqyer. Megjithatë sezoni është ende shumë i gjatë dhe për të fituar titullin kemi nevojë edhe për shumë fitore. Përpara ndeshjes direkte do të luajmë edhe dy sfidat të tjera të cilat duhet t’i fitojmë. Sarri? Ai duhet të jetë i lumtur për ato cfarë ka arritur deri tani”. Nëse triumfon përballë Genoas Allegri mund të thyejë rekordin e Contes, i cili ashtu si ish tekniku i Milanit ka arritur kuotën e 12 fitoreve radhazi në Serinë A me bardhezinjtë. Në Itali mediat kanë nisur të bëjnë shumë krahasime mes të dyve por Max Allegri nuk ngurron ta falenderojë trajnerin e Kombëtares italiane që i la dispozicion një skuadër shumë të fortë. “Antonio ka patur tre vite të shkëlqyera këtu, një titull kampion e ka fituar duke vendosur një rekord pikësh por të mbi të gjitha ka rikthyer Juventusin te sukseset pas dy vendeve të 7-ta radhazi. Shumë prej meritave janë të tijat por edhe të futbollistëve dhe drejtuesve. Unë nuk mendoj për rekordet dhe për ato që ka bërë Conte pasi krahasimet i bëj vetëm me time. Skuadra po rritet dhe ka gjasa të përmirësohet gjithnjë e më tepër, kjo është gjëja më e rëndësishme në këto momente”.