Standard.al

Albumi i Saimir Pirgut, sukses mbarbotëror

Albanian-tenor-Saimir-Pirgu-Luciano-Pavarott-Krol-Roger-Royal-Opera-House-Clare-Colvin-572869Albumi i tenorit shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, i titulluar “Il mio canto”, një album “solo”, ku përmblidhen ariet më të bukura italiane dhe franceze, të kompozuara për tenorët më të mëdhenj të botës, është duke u promovuar në Londër nga “Opus Arte”, shtëpia diskografike e Operas Mbretërore në “Covent Garden” dhe nga studiot e “BBC 3”. Dalja e albumit të Saimir Pirgut, i cilësuar protezheja e tenorit legjendar Luciano Pavarotti, do të pasohet nga një turne nëpër botë, ku përfshihen performanca në Firence, Moskë, Vjenë, Berlin dhe Paris.

Comments are closed.