AKKP/ 57 % dëmshpërblim për pronarët, pasuria e tyre është prekur nga ndërtimet informale (pdf)

0
172

Ish-pronarët që marrin kompensiminKa përfunduar proçesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe për këtë ato përfitojnë kombesim dhe dëmshpërblim të përkthyer në të holla .

Sejrie Baleta

Tokat e pronarëve që rezultojë të zëna nga apo të prekura nga ndërtime informale do tu kthehen pronarëve. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka bërë të ditur se ka , ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve. Të gjithë ata që kanë paraqitur një kërkesë ku rezulton se pasuria e të cilëv  është prekur nga ndërtimet informale do të kompesohen. Dëmshpërblimi që u vjen në ndihmë është  kësti i parë, i dytë i tretë dhe i katërt me masën 75% të shumës  së përgjithshmenë në të holla. Miratimi i vendimit përkatës  është bërë bga Këshilli i Ministrave. Proçesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 . Ky ligj i korespondon “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Ky ligj u ndryshua me, ligjin nr.10239, datë 25.02.2010 . Ndërsa në mbështetje të tijë vjen dhe ligji pra sikundër theksuam i ndryshuar i cili flet , “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”. Ky vendim gjithashtu i ndryshuar  me një vendim përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.  Në përfundi të proçesit theksohet se në tolal përfituesit e këstit të parë të dytë të tretë dhe të katërt janë 57% për 92 kërkesa . Nga të dhënat rezulton se është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt (në total 57%) për 92 (nëntëdhjetë e dy) kërkesa dhe kësti i katërt (10%) për 1 (një) kërkesë, të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në shumën e përgjithshme prej 50 700 708,99 (pesëdhjetë milionë e shtatëqind mijë e shtatëqind e tetë presje nëntëdhjetë e nëntë) lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën më poshtë. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim.

Lista_Aluizni_02-02-2016

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency