Mjekët kundërshtojnë transferimin e Urgjencës Kombëtare: Është qesharak

0
219

2015-10-02_01Nëpërmjet një urdhri të firmosur një ditë më parë, Ministria e Shëndëtësisë do të transferojë personelin e Urgjencës së Tiranës në spitalet universitare. Pavarësisht takimit të zhvilluar mbrëmjen e së hënës të mjekëve dhe Ministrit Beqaj, palët nuk kanë bindur njëra-tjetrën për të mos kryer këtë transferim. Mjekët thonë se Urgjenca Kombëtare e krijuar me vendim Qeverie, nuk do të funksionojë. Bluzat e bardha refuzojnë tranferimet në spitalet universitare.

Me këtë urdhër që mban datën 1 shkurt 2016, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkon tranferimin e personelit të Urgjencës së Tiranës, mjekët, infermierët dhe shoferët në QSUT, në spitalin Universitar të Traumës dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Bashkangjitur me këtë urdhër, është lista emërore e personelit që do të transferohet.

Ky proçes do të ndodhë pasi të nisë funksionimi i Qëndrës Kombëtare të Traumës, ku urgjencat do të koordinohen nga një shërbim i vetëm.

Por mjekët e urgjencës kundërshtojnë këtë vendim dhe u shprehën se edhe nga takim në mbrëmjen e së hënës me Ministrin Beqaj, nuk është prodhuar asnjë zgjidhje.

Dritan Koçiaj, mjek: Një takim që e kërkoi Ministri i Shëndetësisë me një përfaqësi tonën, i cili ka zgjatur 54-60 minuta në orën 20:15 të darkës. Biseduam, por më tepër dëgjuam se çfarë na tha Ministri. Na deklaroi që kjo strukturë është ndryshuar dhe është shpërndarë me një vedim të tij.

Edhe për Shërbimin Kombëtar të Urgjencës, mjekët shprehen skeptikë për funksionimin e saj.

Emanuel Dungu, mjek: Me atë që paraqiti Ministri, me këtë lloj projekti të ashtëquajtur Urgjencë Kombëtare që ishte më tepër një shaka për qytetarët. Po ju them vetëm një fakt që ai u shpreh, një qytetar i Peshkopisë do ti bjerë numrit 112 dhe kjo thirrje do të vijë në Tiranë. Operatori në Tiranë do të marrë spitalin e Peshkopisë dhe do ti thotë nisni një makinë tek x adresë. Kuptoni sa qesharake, këto nuk funksionojnë.

Mjekët pritet të ballafaqohen dhe do të argumentojne qëndrimin e tyre në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ku kryetarja e komisionit Albana Vokshi ka kërkuar një seancë dëgjimore me grupet e interesit të këtij shërbimi me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency