Kosovë/ Kryesia thërret seancë plenare, opozita e vendosur ta bllokojë

0
206

kuvendi_6766-1-635x356Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se janë duke pritur kolegët të kthehen nga udhëtimet jasht vendit, dhe sa më shpejtë të thirret seanca e Kuvendit, që do të ishte e para për këtë vit.

Ai thotë se puna në Kuvend do të vazhdojë, me ose pa pengesat e mundshme nga ana e tre partive opozitare në vend. Por, opozita duket të jetë e vendosur. Ata thonë se nuk do të bëjnë gjithçka që është e mundur që të pengojnë punën ne Kuvend.

Tash kur jemi në pritje të thirrjes së seancës parlamentare, në mënyrë që të diskutohen shumë çështje që i janë mbledhë Kuvendit, ndër to edhe çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit, partitë opozitare nuk duken të kenë ndryshuar qëndrim nga viti i kaluar kur bllokonin seancat e Kuvendit.

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes thotë se do të bëjnë gjithçka që munden, në mënyrë që të pamundësojmë punën normale në Kuvend.

Kjo sepse sipas tij, zgjedhja e Thaçit president është e papranueshme. Por çka do të bëjnë për ta penguar votimin për president, Konjufca thotë se ende nuk kanë marrë vendim si opozitë e bashkuar.

Por Xhavit Haliti thotë se punimet e Kuvendit nuk do të ndalen në asnjë mënyrë, pavarësisht pengimeve të mundshme nga ana e tre partive opozitare.

Haliti shtoi se duhet të fillojnë t’i thërrasin seancat, veçse janë në pritje të kthimit të kolegëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai mendon se biseda me tri partitë opozitare, me qëllim të gjetjes së mundësisë për dalje nga kriza, do të ishte e mirë.

Muajt e fundit të vitit që shkoi kanë kaluar me gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës, nga ana e partive opozitare, të cilat kundërshtonin marrëveshjen me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe atë me Demarkacionin me Malin e Zi.

Kërkesave të tyre tash iu është shtuar edhe dorëheqja e Qeverisë, që siç thotë opozita, ata kanë shkelë Kushtetutën në nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, në gushtin e vitit 2015.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency