Standard.al

Hoqi dorë nga të qenit modele, për tu bërë gjyqtare në futboll

kokoFemrat janë të mrekullushme, por kur u intereson futbolli bëhen të parezistueshme. Një ish-modele hoqi dorë nga bikinit për të ndjekur ëndrrën e saj; të bëhet një gjyqtare e sportit më popullor në botë.
Amy Christophers hoqi dorë nga 10 vite karrierë në fushën e modelingut, ku numëron një sërë setesh fotografike të nxehta për të përqafuar pasionin e saj të vërtetë. Ajo thotë se që në fëmijëri ka qenë një ndjekëse e rregullt e futbollit dhe hapi i parë për t’u përfshirë në këtë sport është marrja e kualifikimit të parë për gjyqtare nga ana e Federatës Angleze të Futbollit.

“Me ka pëlqyer gjithmonë futbolli dhe arbitrimi është një rrugë e mirë për të qenë disi më protagoniste në këtë sport. Nuk ka shumë femra në këtë drejtim dhe është fantastike të shohësh sesi ne mund t’ja dalim mbanë po aq sa meshkujt. Nuk bëhet fjalë vetëm për hobi, është pasion dhe unë e marr me seriozitet”, thotë Amy.

Se sa serioze është 29-vjeçarja në karrierën e saj të re e tregon edhe objektivi që i ka vënë vetes; të bëhet gjyqtarja më e mirë e fushave të blerta. Le t’i urojmë suksese!

Comments are closed.