Ermali, një tjetër shqiptar i suksesshëm në Sanremo

0
155

metaNjë tjetër shqiptar do të ngjitet në skenën e festivalit më të rëndësishëm të muzikës së lehtë italiane, Sanremo. Ai është Ermal Meta, një emër pak i njohur në vendin e tij të origjinës Shqipëria, por i suksesshëm në Itali. “Odio le favole”, “I urrej perrallat” është kënga me të cilën Ermali konkuron në kategorinë e të rinjve.

Ish-anëtari i grupit “La Fame Di Camilla”, pasi shkëputjes nisi karrierën si solist. Shumë tekste të emrave të njohur të këngës italiane mbajnë emrin e 36-vjecarit. Patty Bravo, Marco Mengoni, Giusy Ferreri, Emma Marrone, Negrita, janë disa nga bashkëpunimet e Ermalit, këngë të cilit janë dëgjuar nga miliona njerëz.

Me një ze të pasuruar me ngjyrime të lehta ekzotike, me një tëknikë të përpunuar ndër vite dhe elegancë të lindur, Ermali, është gati të kapercejë një tjetër kufi, ate të Sanremos, shkruan kritika italiane.

Pas Elsa Lilës me këngën “Valeria” në Sanremon e vitit 2003, Ermal Meta është shqiptari i dyte që konkuron në këtë skenë në mbrëmjen e 9 Shkurtit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency