Cruz mund miliarderin Donald Trump në Iowa

0
195

ted-cruz-586x400Me një rezultat surprizë, Ted Cruz fitoi betejën e parë mes republikanëve, për zgjedhjet presidenciale. Senatori nga Teksasi mundi miliarderin Donald Trump në votimet e shtetit të Iowa, duke përmbysur parashikimet e sondazheve.

Cruz mori 28% të votave, ndërsa miliarderi amerikan u ndal në 24% të votave. Ted Cruz ka qenë shënjestra kryesore politike e Donald Tramp mes kandidatëve republikanë. Miliarderi amerikan vazhdimisht është shprehur se Cruz nuk meriton të kandidojë për President, pasi ka lindur në Kanada.

Në kampin demokrat, rezultati është pothuajse i barabartë.

Ish – Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton dhe Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, u ndanë me një rezultat të ngushtë, 49.8% për Clinton dhe 49.6% për Sanders. Përmes një deklarate për shtyp, ekipi i fushatës zgjedhore të ish – Sekretares së Shtetit njoftoi fitoren në Iowa.

Sistem i praktikuar në Iowa, i quajtur “caucus”, që vë në garë kandidatët brenda partive, praktikohet në disa shtete. Ndërsa votimi i radhës, kësaj here me sistemin e quajtur “primary”, do të zhvillohet në shtetin New Hampshire, më datë 9 Shkurt.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency