Cikalleshi shënon përsëri në kupë

0
199

Andi Lila dhe Sokol CikalleshiSokol Cikalleshi vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Turqisë. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi golin e tij të 7-të në këtë kompeticion duke ndihmuar Istanbul Basaksehir të kualifikohej në fazën çerekfinale. Edhe pse hyri në fushë nga stoli duke zëvendësuar sulmuesin tjetër Batdal, Cikalleshi la menjëherë shenjën e tij teksa realizoi golin e 3-të për skuadrën nga Stambolli në fitoren 4-0 që Istanbul Basaksehir arriti ndaj skuadrës së kategorisë së tretë Tepecikspor. Në të 79-tën, 14 minuta pasi kishte hyrë në fushë 25-vjeçari nga Kavaja kontrolloi shumë mirë një top dhe me një goditje potente nga limitet e zonës mposhti portierin e skuadrës mike Aydin. Ky ishte goli i 7-të për Cikalleshin në Kupën e Turqisë, me sulmuesin shqiptar që është gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni. Sokol Cikalleshi, i cili u transferua te Istanbul Basaksehir verën e kaluar nga kroatët e RNK Split për shumën e 1.8 milionë Eurove me skuadrën e drejtuar nga trajneri Abdullah Avci ka arritur të realizojë edhe dy gola të tjerë në kampionatin turk. Për t’u kthyer te sfida e zhvilluar në “Basaksehir Fatih Terim Stadium” e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Turqisë mes Istanbulit dhe Tepecikspor, ishte rivali i Cikalleshit për një fanellë titullari në sulm Mehmet Batdal që me një golësh i çoi shifrat në 2-0, përpara se 25-vjeçari shqiptar dhe braziliani Madureira me finalizimet e tyre të fiksonin shifrat përfundimtare në 4-0.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency